Sport

Patrik Schick fut në ‘luftë’ pesë klube nga Premier League


Sipas raportimeve të “90min.de” pesë klube nga Premier League angleze janë të interesuara për shërbimet e Patrik Schick-ut.

Lojtari i Bayer Leverkusen-it, gjithashtu është i lidhur me një kalim në “Signal Iduna Park”. Borussia Dortmund-it e shikon si zëvendësuesin e Erling Haaland-it, nëse ky i fundit largohet në verën e ardhshme.

Megjithatë, Schick-u ka tërhequr vëmendjen e klubeve angleze, pas paraqitjeve të mira në Euro 2020 dhe gjatë këtij sezoni.

Manchester City, Tottenham-i, Arsenal-i, West Ham-i dhe Everton-i po e vëzhgojnë me interes sulmuesin nga Republika Çeke.

Ish-sulmuesi i Sampdoria-s dhe Roma-s në Serie A italiane, vlerësohet rreth 60 milionë euro nga Leverkusen-i. Kontrata e tij me “aspirinat” përfundon në verën e 2025.

Këtë sezon në Bundesliga, 25-vjeçari ka nisur nga minuta e parë 82% të 14 paraqitjeve të kryera. 16 gola dhe tre asistë mbajnë emrin e tij.

Momentalisht, çeku renditet i dyti në listën e golashënuesve të Bundesliga-s, pas Robert Lewandowski-t. Polaku ka 19 gola në 17 paraqitje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore