Gatimi

Patate të pjekura në furrë


Keni qenë të zënë gjatë ditës dhe dëshironi të përgatisni diçka më të thjeshtë, më të lehtë dhe më të shpejtë?

Patatet e reja janë zgjedhja e duhur për këso rastesh – pak punë, pak përgatitje dhe të tjerat ia leni furrës suaj.

Përbërësit

– 1 Kilogram patate të reja

– Kripë (sipas nevojës)

– Një lugë e madhe erëza

– 3 Lugë të mëdha miell misri

– 1 Lugë e vogël spec të kuq të bluar

– Pak vaj

– Letër për pjekje

Përgatitja

Patate të pjekura në furrë.

Fillimisht, gërryeni patatet me brushë, por pa i qëruar dhe më pas i preni ato në copëza të mëdha.

Në anën tjetër, përzieni erëzat me miellin dhe hidhini ato sipër patateve, duke mos harruar që t’i shkundni në mënyrë që të përzihen bashkë.

Pas kësaj, i spërkatni të gjitha me vaj dhe sërish filloni t’i përzieni. Patatet e përgatitura i vendosni në një pafille elektrike, të cilën duhet paraprakisht ta mbështjellini me letër për pjekje.

Me kujdes të shtuar i rrafshoni që të jenë në një radhë dhe në mënyrë që të piqen më mirë.

Piqni ato në 200 gradë celsius, dhe prisni rreth 1 orë derisa të piqen mirë dhe të kenë kore kërcëlluese, ndërkohë që preferohet që gjatë pjekjes t’i rrotulloni dy apo tri herë.

Rekomandohet që të serviren me mish skare ose sallatë të gjelbërt.

Ju bëftë mirë!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore