Stil

Pasuria monetare e Harry Styles – në rritje e sipër


Harry Styles - Artist

Këngëtari anglez, Harry Styles, duket të jetë i lumtur, pasi që pasuria në një nga bizneset e tij është rritur në 5.5 milionë funte falë investimeve të zgjuara.

Këngëtari, 28 vjeç, fitoi gati 2 milionë funte vitin e kaluar dhe gjysma e kësaj u zvogëlua për shkak të rritjes së vlerës së aksioneve të tij.

Harry Styles.

Llogaritë për “HSA Publishing”, zbuluan se vlera e investimit të tij të listuar u rrit nga 3.2 milionë funte në 4.1 milionë funte, vitin e kaluar.

Kompania tjetër e Harry-t, “Erskine Touring Limited”, do të paraqesë llogaritë më vonë këtë vit. Vitin e kaluar e njëjta fitoi 14 milionë funte, ndërsa vlera u rrit në gati 29 milionë sosh.

Albumi i tij i fundit “Fine Line”, i publikuar dy vjet më parë u bë platin dhe kryesoi listat amerikane, teksa u pëlqye shumë nga audienca e gjerë e artistit me famë botërore.

Harry Styles.

Vitin e kaluar, Harry u raportua të ishte më i pasuri nga ish-anëtarët e tij të grupit “One Direction”, pasi kompania e tij diskografike dyfishoi vlerën e saj në 28 milionë funte.

Kjo vjen pasi pasuria e përgjithshme e Harry-t u vlerësua në 63 milionë funte nga, The Sunday Times në maj të vitit 2020.

Publikimi gjithashtu pretendon se turneu i albumit i shkaktoi humbje disa miliona funtesh për shkak të shfaqjeve të drejtpërdrejta që u shtynë ose anuloheshin në mes të pandemisë së Coronavirusit.

Këngëtari u detyrua të vononte të gjitha shfaqjet e tij “Love On Tour” të vitit 2020, deri në njoftimin e mëtejshëm.

Dikur, ai u bë e famshëm si pjesë e “One Direction”, grup ky i përbërë  nga Niall Horan, Liam Payne, Zayn Malik dhe Louis Tomlinson.

“One Direction”

“One Direction” kishte  qenë në një pauzë që nga viti 2016, teksa të gjithë pjesëtarët nisën karriera solo pasi Zayn vendosi të largohej.

Gjithsesi, grupi “One Direction” kishte thyer rekorde në vitin 2014, kur turneu i tyre “Where We Are” u bë turneu me fitimet më të larta nga një grup vokal në histori, duke fituar rreth 220 milionë funte.

Ndërkaq, në vitin 2020, grupi kishte shitur gjithsej 70 milionë disqe në mbarë botën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore