Lajme

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës – Mustafa: “Kosova dhe Shqipëria, pa strategji”


Ragmi Mustafa, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

As Kosova dhe as Shqipëria nuk kanë strategji politike për të trajtuar çështjen e pasivizimit të adresave në Luginën e Preshevës në Serbi, thotë Ragmi Mustafa, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.

Komuna e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, si tri qytetet me shumicë shqiptare në Serbi, janë më të diskriminuarat, izoluarat, dhe, të lëna në varfëri ekonomike.

“Kosova dhe Serbia kanë rifilliuar negociatat. Marrë parasysh që qeveria ka adresuar disa nga çështjen në dialog, po konsiderojmë që përveç se duhet të jetë temë në tavolinën e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, njëkohësisht duhet të jetë edhe pjesë e një zgjidhje të mundshme gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Mustafa për KosovaPress.

Ragmi Mustafa thotë se çështja diskriminuese që vjen rreth pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginën e Prishtinës, është veprim i Ministrisë së Brendshme serbe.

Ai thotë se brenda këtyre viteve, diku 6 mijë adresa janë shuar.

“Pasivizimi i adresave vjen si pasojë e adresimit të çështjes së Luginës së Preveshevës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Zvogëlimi numerik i shqiptarëve në Medvegjë, e veçanërisht në Medvegjë dhe Luginë të Preshevës vjen si pasojë e nevojës për t’u zgjidhur çështja e Luginës së Preshevës. Në këtë mënyrë tentohet të krijohet një lloj simetrie me serbët në Kosovës”, deklaron ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore