Film

Pas tragjedisë së nëndetësës, “Titanic” pozicionohet ndër dhjetë filmat më të shikuar në Amazon


Filmi “Titanic” është ngjitur në dhjetëshen më të mirë në platformën “Amazon Prime”, teksa shikuesve iu kujtua epika e James Cameron nga tragjedia e nëndetëses.

Gjigandi i transmetimit vuri re filmin e vitit 1997 që u ngrit në top dhjetëshen e filmave më të shikuar në këtë platformë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filmi për udhëtimin fatkeq të anijes “RMS Titanic” e cila u mbyt në Oqeanin Atlantik të Veriut më 1912, fitoi popullaritet akoma më shumë pas shpërthimit tragjik të zhytësit Titan në udhëtimin e tyre për të parë anijen e mbytur.

Të vdekur nga shpërthimi i nëndetëses mbetën, Stockton Rush, veterani i marinës franceze Paul-Henri Nargeolet, miliarderi britanik Hamish Harding, biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman, i cili ishte vetëm 19 vjeç.

Kujtojmë se në rolin kryesor të filmit “Titanic” luajnë Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet, derisa filmi tregon historinë e Rose (Winslet) dhe Jack (DiCaprio), të cilët ranë në dashuri në bordin e Titanikut, pavarësisht prejardhjes së tyre të ndryshme socio-ekonomike, shkruan DailyMail, transmeton AlbanianPost.

Ata përjetuan ajsbergun që e mbyti anijen, por në vend që të shpëtonte veten duke hipur në një nga varkat e shpëtimit, Rose vendosi të qëndronte prapa me Jack, të cilët përfunduan duke u mbajtur mbi një panel druri që notonte në oqeanin e që kishte vetëm hapësirë të mjaftueshme për vetëm një person në të.

Jack vdiq nga hipotermia, ndërsa Rose ishte ndër të paktët që u shpëtuan nga një varkë shpëtimi që po kthehej pasi anija u mbyt.

Filmi për historinë e tyre tragjike të dashurisë, i cili u rikthye për 25 vjetorin e tij në muajin shkurt, është një nga filmat me fitimet më të larta të të gjitha kohërave me gjithsej 1.7 milionë funte.

Edhe faqja “Titanic Wikipedia” gjithashtu pa një rritje të klikimeve këtë javë, raporton FlixPatrol.

Kjo vjen pasi drejtori i Titanikut, James Cameron, i cili ka vizituar 30 herë mbytjen e detit më të famshëm në botë, tha se tragjedia këtë javë ka paralele me katastrofën e Titanikut, ku kapiteni injoroi në mënyrë të përsëritur paralajmërimet për një ajsberg në hyrje, por vazhdoi me shpejtësinë maksimale.

Roja Bregdetare amerikane nuk lë më asnjë dyshim dhe asnjë interpretim për ngjarjen: Nëndetësja Titan ka shpërthyer në afërsi të anijes legjendare Titanic dhe të pesë personat në ekuipazh kanë humbur jetën tragjikisht.

Kjo ka qenë deklarata e dhënë, duke garantuar se procedurat më të larta janë ndjekur dhe është vërtetuar se mbetjet e gjetura në shelfin detar pranë anijes Titan, janë pjesë e bishtit të nëndetëses dhe shkaku që ajo janë gjetur aty, është për faktin se presioni i lartë atmosferik nuk është përballuar nga Titan dhe mjeti ka shpërthyer.

Nga Admirali i dytë i Marinës amerikane, Jon Mauger, u bë fillimisht me dije se mbetjet e gjetura ishin rreth 500 metra larg një pjese të asaj çfarë mbetet nga Titanic.

Për shkak të aksidentit të ndodhur siç mendohet ekzaktësisht në këtë zonë, trupat e viktimave mendohet se nuk do të rikuperohen asnjëherë, pasi presioni i lartë atmosferik në atë thellësi, mundet ti ketë shpërbërë.

Edhe në një rast kur mbetje të tyre mund të kenë qëndruar të pacenuara nga presioni, mjedisi nënujor rreth asaj zone, siç e përshkroi Mauger, është “i pamëshirshëm”.

Hapat e radhës që do të ndiqen, do të jenë largimi gradual i gjithë trupave të kërkimit që gjenden në zonë dhe një deklaratë tjetër lidhur me rastin nuk pritet.

Ndërsa, mbi përfundimet se pse e gjithë tragjedia ndodhi, duhet të vlerësohen me kujdes gjithë elementët e rastit, me ekspertë të posaçëm të fushës dhe me të dhëna përmbajtësore.

Po ashtu, kompania prodhuese e nëndetëses, OceanGate, njoftoi më parë se ekuipazhi ishte tashmë i humbur dhe nuk ka shpresë kthimi pas.

“Tashmë besojmë se drejtori ekzekutiv, Stockton Rush, Shahzada Dawood dhe i biri i tij Suleman, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargolet, fatkeqësisht janë humbur”.

E tillë është deklarata sa duket e “dorëzimit” nga kompania OceanGate, prodhuese e nëndetëses Titan, e cila humbi gjurmët të dielën, teksa po eksploronte zonën rreth anijes legjendare të mbytur, Titanic.

“Kjo është një kohë jashtëzakonisht e trishtuar për punonjësit tanë të përkushtuar, të cilët janë të rraskapitur dhe të pikëlluar thellë për këtë humbje. E gjithë familja OceanGate është thellësisht mirënjohëse për burrat dhe gratë e panumërta nga organizata të shumta të komunitetit ndërkombëtar që përshpejtuan burime të gjera dhe kanë punuar kaq shumë në këtë mision”.

Kështu shkruhet në një deklaratë shtypi nga vetë kompania.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore