Shqipëria

Pas protestës, policia shoqëron 25 protestues


Nga policia e Tiranës mësohet të jenë shoqëruar 25 persona të përfshirë në protestën e Sali Berishës pranë selisë së Partisë Demokratike ditën e sotme të 8 janarit.

Gjithashtu mes tyre janë shoqëruar edhe tetë persona që ndodheshin  brenda selise se Partisë Demokratike.

Ndërkaq, të ndaluarit janë dërguar në Komisariate dhe në drejtorinë vendore të policisë në kryeqytet.

Dhe se shumica prej tyre janë kapur në flagrancë dhe akuzohen për shkatërrim prone, kundërshtim të forcave të policisë dhe bllokim të qarkullimit rrugor.

Sipas Policisë së Shtetit, “do të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale të gjitha provat, në funksion të hetimit, si dhe do të kryhet me rigorozitet e paanësi të plotë ligjore, çdo veprim procedural i nevojshëm, me qëllim zbardhjen e plotë të të gjithë dinamikës së kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autorëve të përfshirë në akte dhune”.

E gjitha, “për të garantuar nxjerrjen e tyre pa dallim, para drejtësisë”.

Kurse prej orës 13:00, ekspertet ligjore po grumbullojnë provat materiale, si edhe po vëzhgojnë kamerat e sigurisë së selisë blu për identifikimin e gjithë atyre që thyen rendin dhe sigurinë publike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore