Kosova

Pas pak në Albanian Post: Shkrimi i zyrtarit të lartë ndërkombëtar për Albin Kurtin


Në tetë ndarje dhe në rreth 1000 fjalë, një diplomat i rëndësishëm ndërkombëtar, zyrtar i lartë nga një prej shteteve më mike të Kosovës, ka përshkruar në tetë pika, ato që ai i ka quajtur “problemet themelore të Albin Kurtit”.

Teksti i plotë dhe pa ndërhyrje do të publikohet në Albanian Post në orën 13:00.

Autori, për shkak të pozicionit të tij dhe përfshirjes në procese që lidhen me Kosovën, ka vendosur që tekstin ta publikojë si anonim.

Rrezikshmëria e sjelljes, naiviteti, dizajni i gabuar, ideja e kundërshtarit, komplikimet e panevojshme janë disa nga pikat që preken në shkrimin e diplomatit.

Vetëm pas pak mund ta lexoni të plotë shkrimin me autor një zyrtar i lartë i një vendi mik të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore