Sport

Pas Leao-s, tjetër futbollist i rëndësishëm do të rinovojë për Milan-in


Kualifikimi në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm do të sjellë edhe shumë rinovime te skuadra e Milan-it.

Rafael Leao u raportua që do të rinovojë gjatë javës së ardhshme, derisa edhe portieri i tyre, Mike Maignan, ka arritur marrëveshje për ta zgjatur kontratën.

Edhe pse kontrata aktuale i skadon në vitin 2026, drejtuesit kuqezi kërkojnë ta bëjnë të qartë para hapjes së afatit kalimtar veror se objektivi i tyre është ta “blindojnë” portën nëpërmjet Maignan edhe për shumë vite në vazhdim.

Siç raporton “Gazzeta Dello Sport”, Milan i ka ofruar një kontratë të re 27-vjeçarit, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028 ndërsa sigurisht përmban edhe kushte të përmirësuara financiare.

Maignan aktualisht përfiton 2.8 milionë euro në sezon ndërsa me kontratën e re që pritet të zyrtarizohet së shpejti, francezi do të arkëtojë rreth 4 milionë euro në sezon.

Portier ii Francës rezultoi si një nga prurjet më cilësore për kuqezinjtë në vitin 2021.

I transferuar nga Lille për shumën e 13 milionë eurove, francezi u shndërrua në një nga elementët vendimtarë të skuadrës së drejtuar nga tekniku Stefano Pioli duke fituar sezonin e kaluar edhe titullin e Serie A.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore