Shqipëria

Pas kërkimeve 6-ditore, gjendet trupi i pajetë i minatorit 61-vjeçar


Pas më shumë se pesë ditë kërkime, në orët e para të së hënës është gjendur trupi i pajetë i minatorit, Muharrem Plaku.

Ngjarja ndodhi të mërkurën e 15 shtatorit në galerinë e kompanisë “Kaduretex Sh.p.k”, që operon në zonën e parë krom-mbajtëse të Bulqizës.

61-vjeçari mbeti i bllokuar në minierë pas shembjes së një masivi shkëmbor.

Prej disa ditësh, me dhjetëra minatorë nga galeritë fqinje dhe ekipet e shpëtimit nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM), punuan së bashku për të gjetur teknikun.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore