Sport

Pas humbjes me Romën, Rafael Leao kapet me gazetarët


Rafael Leao

Rafael Leao dukej nervoz pas humbjes së Milan-it kundër Roma-s të enjten dhe u përball me një gazetar në zonën mikes.

Leao bëri një paraqitje zhgënjyese kundër Roma-s në “San Siro” mbrëmë.

Ai dukej goxha i mërzitur në pankinë dhe pas fishkëllimës së fundit u tërbua me një gazetar në zonën mikse.

Një video e postuar në Instagram nga “VoceGiallorossa” tregon portugezin duke u përballur me një gazetar i cili kishte thënë: “Ja, Leao që po largohet nga stadiumi”.

Është e paqartë nëse gazetari kishte thënë diçka më parë, por Leao u përball me të, duke e pyetur: “Çfarë dreqin dëshiron?”.

Gazetari, nga ana e tij, tha se nuk mund të përgjigjej sepse ishte drejtpërdrejtë në TV.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore