Kosova

Pas deklaratave të Vuçiç-it, Lista Serbe thotë se është gati të marrë pjesë në zgjedhjet në Veri


Ilustrim

Një ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërkoi nga serbët të nisin iniciativën që nëpërmjet një peticioni t’i largojnë kryetarët shqiptarë nga funksioni në katër komunat veriore – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – Lista Serbe u ka bërë thirrje autoriteteve kompetente kosovare që sa më parë të shpallin zgjedhjet në Veri të Kosovës, me mesazhin se janë të gatshëm të marrin pjesë në to.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, në një konferencë për media, duke artikuluar kërkesën e tyre tha se “topi tani është në fushën e Kosovës”.

Ai pranoi se Lista Serbe, vendimet politike i merr gjithmonë në koordinim me Beogradin.

“Prandaj këtë herë do të dëgjojmë këshillat e presidentit Vuçiç dhe sot po dërgojmë mesazhin se jemi të gatshëm të marrim pjesë në zgjedhjet në Veri të Kosovës dhe në këtë mënyrë të inkurajojmë një proces politik dhe dialog që do të çonte në përmbushjen e kushteve tona, të cilat i kemi theksuar disa herë deri më tani”.

Rakiç ndër të tjera ka kërkuar që autoritetet kosovare t’i shpallin zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri të Kosovës sa më parë që të jetë e mundur.

Vuçiç: BE-ja mund të vendosë masa ndaj meje – zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt në veri

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore