Lajme

Parashikimi i motit/ 6 shkurt, mot me diell në Kosovë


Ilustrim

Të dielën e 6 shkurtit në Republikën e Kosovës do të mbretëroj mot kryesisht me diell.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas parashikimit, në fushat termike parashihen rritje, kryesisht në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet do të mbesin në vlera negative.

Maksimalet e temperaturës parashihen të arrijnë deri në 10 gradë, kurse temperaturat minimale do të zbresin deri në -4 gradë celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në vend do të fryjë erë e lehtë deri mesatarë nga drejtimet jug-perëndim dhe veri-lindje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore