Shqipëria

Parashikimi i motit, 4 qershor 2021


Dita e premte e 4 qershorit do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, të thata dhe vlerë të lartë të presionit atmosferik.

Moti do të jetë i kthjellët, por nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare përgjatë zonave malore në orët e mesditës.

Era do të fryjë nga Veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek. Në zonën e bregdetit jonian era do të arrijë shpejtësi deri në 12-15m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë: në zonat malore 7°C deri në 26°C, në zonat e ulëta 12°C deri në 29°C dhe në zonat bregdetare 13°C deri në 27°C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore