Shqipëria

Parashikimi i motit, 28 tetor 2021


Ditën e enjte të 28 tetorit Shqipëria do të jete nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme.

Moti i kthjellët pritet të mbizotëroj në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat parashikohen të pakta dhe kalimtare në zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje 1-7m/sek, ndërsa në bregdet hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 2 deri 18 °C, në zona e ulëta 4 deri 25 °C dhe në zona bregdetare 9 deri 24 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore