Shqipëria

Parashikimi i motit, 1 prill 2021


Dita e enjte e 1 prillit do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, të ndikuara nga masat ajrore të thata me orgjinë perëndimore.

Në relievet malore do të ketë vranësira të pakta dhe kalimtare gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet do të jetë mesatare. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë: në zonat malore 4°C deri në 20°C, në zonat e ulëta 4°C deri në 24°C dhe në zonat bregdetare 8°C deri në 23°C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore