Stil

Parakalimi i atletëve francezë për Lojërat Olimpike me veshjet “elegante”


Një duzinë atletësh olimpikë francezë kanë dalë në pasarelë në ditën e parë të Javës së Modës në Paris për të parakaluar me veshjen e tyre për Lojërat Olimpike të këtij viti.

Ato janë projektuar nga Stephane Ashpool.

Kompleti, i zbuluar në selinë e Komitetit Olimpik Francez, përfshin uniformën e atletëve, me një frymëzim të viteve 1990, si dhe veshjet stërvitore dhe garuese që do të ofrohen nga marka franceze Le Coq Sportif.

“Ishte një projekt dyvjeçar”, ka bërë me dije Ashpool.

Ashpool ka treguar se veshja në fjalë është një përzierje midis blusë, së bardhës dhe së kuqes.

“Atletët më thanë se donin të ishin elegant, të ndritshëm. Rezultati është këto ngjyra të përziera”, ka treguar ai.

Sakaq, Lojërat Olimpike të Parisit do të zhvillohen nga 26 korriku deri 11 gusht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore