Lajme

Paqja në Ukrainë dhe armët bërthamore: “SHBA-të gati për negociata”


Shtetet e Bashkuara janë në favor të negociatave për zgjidhjen e konfliktit ukrainas vetëm duke u nisur nga kërkesa për një “paqe të drejtë” të avancuar në planin 10-pikësh të propozuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Nënsekretarja amerikane e shtetit Victoria Nuland tha në një intervistë për agjencinë ruse “Tass”.

“Nëse negociatat e paqes do të fillonin mbi bazën e formulës së ‘paqes së drejtë’ të paraqitur nga ukrainasit, ne padyshim do t’i mbështesim ata”, tha diplomatja amerikane.

Vetë Nuland shtoi se SHBA-të janë gati të rifillojnë negociatat me Rusinë “nesër” për zbatimin e traktatit të ri START për kufizimin e armëve bërthamore, pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi pezullimin e tij, por nuk e braktisi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore