Lajme

Papa: Populizmi dhe autoritarizmi kërcënime serioze për demokracinë evropiane


Papa Françesku

Papa Françesku ka fajësuar ndasitë nacionaliste të Bashkimit Evropian për mungesën e koordinimit për migrantët, “përgjigjet e lehta” të populizmit dhe autoritarizmit kërcënojnë demokracinë në Evropë.

Derisa Papa nisi vizitën në Greqi, që ka për qëllim përmirësimin e raporteve me Kishën Ortodokse Greke, komuniteti evropian “vazhdon të zvarrisë” dhe “ndonjëherë duket i bllokuar dhe i pakoordinuar” në vend që të jetë “motor solidariteti” sa i përket migracionit.

Flamuj të shteteve evropiane

Këtë ka shtuar Papa gjatë një fjalimi para udhëheqësve politikë dhe kulturorë në kryeqytetin grek, Athinë.

Në këtë ngjarje ku foli Papa, morën pjesë presidentja greke, Katerina Sakellaropoulou, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis dhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas.

Gjatë fjalimit, Papa nuk përmendi me emër asnjë shtet apo udhëheqës. Këto komente të Atit të Shenjtë bëhen kur për një kohë të gjatë Komisioni Evropian dhe shtetet qeveritë nacionaliste dhe euroskeptike në Hungari dhe Poloni kanë mospajtime të thella mbi shumë çështje, përfshirë të drejtat e grave, të komunitetit LGBT dhe migrantëve, por edhe për lirinë e mediave dhe gjyqësorit.

Vizita e Françeskut në kryeqytetin grek është e para që prej se Papa Xhon Pali II kishte vizituar Greqinë në vitin 2001, që ishte vizita e parë e një pape në Greqi që prej vitit 1054 kur u ndanë kishat ortodokse dhe katolike.

Në Athinë, Papa pritet të takohet edhe me kreun e Kishës së Greqisë, Kryepeshkopin Ieronymos si dhe me anëtarët e komunitetit katolik të Greqisë që përbëjnë 1.2 për qind të popullsisë.

Më 5 dhjetor, Papa do të qëndrojë në ishullin Lesbos, që ishte shndërruar në pikë kryesore të krizës së refugjatëve në vitin 2015.

Në ishullin Lesbos të Greqisë një migrante duke u lutur

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore