Bota

Panda gjigante nё Tokio lind binjakë


Një panda gjigante ka lindur këlyshë binjakë në Kopshtin Zoologjik Ueno të Tokios.

“Të mërkurën, panda Shin Shin”, njoftuan autoritetet e kopshtit zoologjik, “lindi dy këlyshë”.

Kjo është lindja e parë panda pas katër vitesh.

Ende nuk është zbuluar gjinia e këlyshëve, njofton kopshti.

Pandat gjigante janë jashtëzakonisht të vështira për t’u shumuar.

Vetëm disa mijëra prej tyre kanë mbetur, duke u klasifikuar kёshtu nё llojin e kafshёve me rrezik drejt zhdukjes.

Pandat gjigante rrallë kujdesen për dy këlyshë në të njëjtën kohë, kështu që autoritet e kopshtit zoologjik, njërën nga kafshët e vogla e vendosën nё inkubator.

“Ne do të sigurohemi që panda nënë të ushqejë me gji njërën, ndërsa ne e mbajmë tjetrën në inkubator”, tha zëdhënësi i kopshtit zoologjik, Naoya Ohashi.

Këlyshët do të ndërrohen, në mënyrë që të dy “të marrin ushqim natyror”, shtoi ai.

Stafi i kopshtit zoologjik dyshoi se 15-vjeçarja, Shin Shin mund të ishte shtatzënë, pas çiftimit me partnerin e saj, Ri Ri, në mars. Shtatzënia u konfirmua vetë disa javë më parë.

Nga ana tjetër, lajmi për shtatzëninë bëri që çmimet e aksioneve të restoranteve afër kopshtit zoologjik të rriteshin përkohësisht.

Pandat luajnë një rol të fuqishëm në ekonominë e turizmit në Japoni, njoftuan autoritetet vendase.

Të dy, Shin Shin dhe Ri Ri, janë huazuar nga Kina dhe nё vitin 2017 u bёnё me një këlysh, i cili u quajt Xiang.

Një këlysh kishte ardhur nё jetё prej tyre nё vitin 2012, por vdiq pas gjashtё ditёsh. Panda e parë e lindur në njё kopsht zoologjik pas 24 vitesh.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore