Lajme

Pahor përsëri kërkon që BeH-së t’i jepet statusi i menjëhershëm i vendit kandidat të BE-së


Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, përsëri ka ka kërkuar që Bosnje-Hercegovinës t’i jepet statusi i menjëhershëm i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai i ka dërguar një letër Charles Michel, presidentit të Këshillit Europian, duke i kërkuar që Bosnje-Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE, edhe atë pa asnjë kusht të vetëm. – raporton agjencia e lajme sllovene “STA”.

Pahor beson se kjo do të forconte ndjenjat pro-evropiane në vend dhe ritmin e përshtatjes me normat evropiane.

Edhe para mëse një muaji, presidenti slloven kishte pasur kërkesën e njëjtë. Duke qenë se Bosnja-Hercegovina është konstrukti më fragjil politik në rajon, ai kishte thënë se statusi i vendit kandidat duhet t’i jepet edhe pa i plotësuar kushtet paraprake.

“E di se sa e vështirë është të arrihet konsensus rreth kësaj, por për momentin është ideja më produktive të cilën mund ta mendoj”, kishte thënë Pahor.

“Ideja ime është që njëherë t’i jepet statusi i vendit kandidat, dhe vetëm pastaj liderëve dhe institucioneve t’u kërkohet të përmbushun obligimet për anëtarësim”.

Presidenti slloven rikujtoi se ka kaluar kohë e gjatë duke pritur që liderët t’i përmbushin ato kushte, andaj “tani duhet ndryshuar taktikën”.

“BE s’ka alternativë tjetër përcveç se të ketë prioritet zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, sidomos pas agresionit rus mbi Ukrainën”.

“Integrimi në BE i BeH-së është ngadalësuar konsiderueshëm, gjë që ka bërë të dalin ide të papranieshme për ndryshim kufijsh dhe nacionalizmave”, tregoi Pahor.

BeH është një kandidat i mundshëm për anëtarësimin në BE.

Zyrtarisht, hapat e parë drejt anëtarësimit të plotë u bënë në korrik 2008, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit BE-BiH (SAA).

Në dhjetor 2010, BeH-së iu hoq regjimi i vizave për të udhëtuar në BE.

MSA-ja hyri në fuqi në qershor 2015 dhe vitin pasardhës BeH paraqiti kërkesë (aplikim) për anëtarësim në BE.

Gjatë vitit 2019, Komisioni Evropian dha opinionin e tij (avis) për kërkesën e BeH dhe në fund të atij viti dha 1a4 prioritete që BiH duhet të përmbushë përpara se të marrë statusin e vendit kandidat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore