Kosova

Pahor e Osmani diskutojnë për ngërçin në dialog


Borut Pahor dhe Vjosa Osmani

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, përmes një postimi në platformën sociale, X, ka njoftuar se të shtunën ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalya-së.

Pahor, ndër të tjera, ka theksuar se në takim është diskutuar situata në rajon dhe veçanërisht ngërçi në dialogun Kosovë-Serbi.

Ndryshe në një intervistë për Albanian Post, Pahor kishte theksuar se shumë kush është i zhgënjyer me mbarëvajtjen e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por e rëndësishme gjithë në këtë mes, sipas tij, është mos-heqja dorë nga ky proces.

Pahor, i cili ka pasur funksionet kryesore në politikën sllovene dhe si njëri nga figurat më të rëndësishme në politikën ballkanike, në një intervistë për Albanian Post ka folur për Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë e arritur gati një vit më parë.

Për mos zbatimin të kësaj dakoradance, ai ka bërë përgjegjës Kosovën dhe Serbinë, teksa ka thënë se të dyja palët duhet të fokusohen në zbatimin e marrëveshjes.

“Epo, nuk do ta nënvlerësoja përpjekjen e BE-së dhe vendeve anëtare të BE-së. Duhet të dimë një gjë: ata mund të ndihmojnë dialogun, por nuk mund të zëvendësojnë përgjegjësinë e Kosovës dhe Serbisë. Në këtë fazë, të gjithë jemi të zhgënjyer, por nuk duhet të heqim dorë. Përpjekja kryesore duhet të përqendrohet në zbatimin e marrëveshjes”, kishte thënë Pahor për Albanian Post.

“Të gjithë jemi të zhgënjyer me dialogun, por s’duhet të heqim dorë”, intervistë e ish-presidentit slloven, Borut Pahor, për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore