Sport

Pagat te PSG-ja, vetëm formacioni bazë merr mbi 100 milionë euro në vit


Pasi ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin dhe ka prezantuar Lionel Messi-n, PSG-ja do të ketë një nga formacionet më të mira në historinë e futbollit, sidomos në fazën sulmuese me treshen Messi-Neymar dhe Kylian Mbappe.

Por, sigurishtë që yjet e parizienëve nuk përfundojnë këtu, pasi do të duhen dy formacione për t’i rreshtuar.

Gjithsesi lë të shohim se sa kushtojnë pagat sezonale të formacionit startues të PSG-së, me një skemë 4-3-3 dhe me lojtarët që kanë shanset më të larta për të qenë pjesë e atij formacioni.

Gianluigi Donnarumma – 7 milionë euro + 3 milionë euro lehtësisht të arritshme në formën e bonuseve.

Achraf Hakimi – 8 milionë euro

Sergio Ramos – 15 milionë euro

Marquinhos – 8 milionë euro

Juan Bernat – 6 milionë euro

Georginio Wijnaldum – 10 milionë euro

Leandro Paredes – 7.5 milionë euro

Marco Verratti – 9 milionë euro

Kylian Mbappe – 17.65 milionë euro

Lionel Messi – 35 milionë euro

Neymar – 31 milionë euro

Normalisht, këto para shtohen pasi të arrihen objektivat e klubit, ku vetëm Lionel Messi merr deri në 10 milionë euro në formën e bonuseve.

Përveç këtyre lojtarëve, te PSG-ja janë edhe rezervat e luksit që marrin shuma të mëdha parash si:

Keylor Navas – 12 milionë euro

Presnel Kimpembe – 10 milionë euro

Angel Di Maria – 7.5 milionë euro

Mauro Icardi – 9 milionë euro

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore