Kosova

Pacolli thotë se ka siguruar një njohje të re të Kosovës – “Pritet vetëm miratimi i Kryeministrit”


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Begjet Pacolli, ka njoftuar se i ka dërguar letër Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të cilin e ka lajmëruar për “një njohje të re të Kosovës” nga një shtet që atij i ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Në WhatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që ka konfirmuar se janë të gatshëmn (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, për ta kryer formalitetin e njohjes dhe të diskutojnë për vizitën e juaj eventuale në këtë shtet”, shkruan Behgjet Pacolli.

Ish-kryediplomati i Kosovës thotë se “gjithçka është e rregulluar” dhe se “ka punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi” i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Unë si gjithmonë jam në dispozicion për gjithçka që keni nevojë rreth kësaj njohje”, i është drejtaur Kurtit, Pacolli.

Pacolli këtë thirrje vendosi ta bëjë publike, pasi siç shkruan ai, kryeminstri Kurti nuk është përgjigjur në letrat e tij.

“Duke ditur këtë, më mbetet vetëm t’ju drejtohem publikisht”, thotë ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore