Shqipëria

Osmani udhëton në Shqipëri, merr pjesë në Samitin për Diasporë


Vjosa Osmani dhe Edi Rama

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Shqipëri, ku do të merr pjesë në Samitin e III për Diasporën në Tiranë.

Siç njofton zyra e presidencës, Osmani do të merr pjesë në këtë Samit me ftesë të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në këtë Samit, pritet të marrin pjesë liderë institucionesh, partish politike, studiues dhe historian nga të gjitha hapësira shqiptare, duke përfshirë edhe përfaqësues dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh.

Siç bëhet, e para e shtetit në Samitin e III-të për Diasporën, do t’i adresohet të pranishmeve me një fjalim.

Punimet e Samitit të III-të për Diasporën do t’i zhvillojë punimet më 22-23 nëntor.

Tirana ‘pret’ samitin e Diasporës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore