Shqipëria

Osmani takohet me Xhaçkën: Bashkëpunimi me Shqipërinë është prioritet i yni


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçkën.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçkën.

Osmani përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë është prioritet i Kosovës.

“Bashkëpunimi dhe koordinimi me Shqipërinë është prioritet i yni. Prandaj sot, në një takim përmbajtjesor me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, diskutuam rëndësinë e forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, mbështetjes së ndërsjellë, si dhe përgjigjes së përbashkët ndaj sfidave aktuale të sigurisë”.

Rreth takimit të Osmanit dhe Xhaçkës ka njoftuar edhe Zyra e Presidencës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçkën.

“Bashkëbisedueset kanë folur edhe për situatën e sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë. Presidentja Osmani ka thënë se institucionet e Kosovës vazhdojnë të jenë plotësisht të përkushtuara për paqe, siguri dhe sundim të ligjit në gjithë territorin e Republikës”.

Presidentja e ka njoftuar ministren edhe për pozicionin e Kosovës në dialog me Serbinë.

“Sipas Presidentes Osmani, Kosova vazhdon të luajë rol konstruktiv në dialogun me Serbinë, i cili duhet të jetë i përqendruar në njohjen reciproke”.

Osmani ka shprehur edhe, “vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për rrugën euroatlantike, si dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare”.

Edhe, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla të premten ka pritur në takim homologen e saj nga Shqipëria, Olta Xhaçka.

Pas një takimi kokë më kokë në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, të dy kryediplomatet shqiptare janë deklaruar për media.

Për Gërvallën Shqipëria është motra e Kosovës.

“Shqipëria është motra jonë”, Gërvalla pret homologen Xhaçka

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore