Lajme

Osmani uron Krishtlindjet: Qoftë kjo festë e mbushur me dashuri


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Krishtlindjes, duke theksuar se kjo festë është një kohë reflektimi e solidariteti, teksa zemrat dhe shtëpitë janë të mbushura me shpresë e optimizëm.

“Në këtë ditë kremte, le t`i kujtojmë ata që mund të përballen me sfida dhe t’ua shtrijmë dorën e mirësisë e dhembshurisë. Qoftë kjo festë e mbushur me dashuri, paqe dhe gëzim për secilën familje. Gëzuar për shumë mot”, thuhet në urimin e Osmanit.

Ndryshe, Krishtlindja është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera, e cila festohet çdo datë 25 dhjetor për të kujtuar lindjen e Jezu Krishtit.

Me rastin e kësaj feste, Ipeshkvia e Kosovës do të organizojë sonte pritje nga ora 18:00 në Qendrën “BogdaniPolis” te Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ku pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, trupi diplomatik dhe njerëz të kulturës e artit.

Në orën 23:30 nis programi për Krishtlindje në Katedrale, i cili zgjat deri në mesnatë. Në orën 24:00 mbahet mesha solemne e Krishtlindjes, të cilën do ta udhëheqë Imzot Dodë Gjergji.

Ndërsa të hënën nga ora 11:00 mbahet mesha në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, ndërsa nga ora 18:00 mesha në Kishën e “Shën Ndout” në “Ulpianë”, Prishtinë.

Kur ishte lindja e Jezusit – Nga viti dhe dita, gjithçka që dihet

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore