Lajme

Osmani: Komandant Sali Çekaj ishte njëri ndër strategët më të shquar të luftës


Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës

Në 24 vjetorin e rënijes së Salih Çekajt, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka përkujtuar duke thënë se ishte një ndër strategët më të mirë të luftës së Kosovës dhe “veprimtar i paepur në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri”.

“Ai ra në fushëbetejën e Koshares, njërën ndër betejat vendimtare jo vetëm për ta thyer kufirin e egër që i ndante shqiptarët, por edhe mitin e rremë për pathyeshmërinë e forcave serbe”, ka shkruar presidentja Osmani, në njoftimin e ndarë nga për medie nga zyra e presidencës së Kosovës.

“Veprimtarinë atdhetare e nisi herët, për të mos iu ndarë deri në rënien e tij heroike, më 19 prill 1999. Njëherë në Kosovë e më pas në mërgim, ai dëshmoi se si punohet e vdiset për atdhe”.

“Së bashku me Agim Ramadanin e bashkëluftëtarë të tjerë, Saliu iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u shqua si strateg ushtarak. Si komandant i Brigadës 134, la gjurmë të pashlyera në organizimin e UÇK-së dhe të betejave të saj për liri”.

I përjetshëm kujtimi për të, përfundon ajo.

Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së

Heroin Salih Çekaj e ka përkujtuar edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosoëvs, Ramush Haradinaj.

Përveç Çekajt, Haradinaj kujtoi edhe kluftëtarë të tjerë, duke thënë se liria e Kosovës u realizua pikërisht nga kontributi dhe vepra e këtyre luftëtarëve.

“Sali Çekaj, luftëtar e atdhetar shumëdimensional, ra heroikisht 24 vjet më parë së bashku me bashkëluftëtarët e tij; Shefqetin, Mejdiun, Luanin, Ilirin, Hysniun, Izetin, Bejtën, Azizin, Afrimin, Fatosin, Fisnikun e Leonardin. Ata ranë për të mbetur gjallë në kujtesën e popullit dhe shtetit të Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook duke theksuar se Çekaj dha kontribut të madh e sakrifikoi çdo gjë që ishte për lirinë e vendit, në Brigadën 128 “Agim Ramadani”, aty ku shërbeu deri në rënije.

“Po ashtu, sot kujtojmë të rënët e pranverës së përgjakur në Rugovë e Podgur, të prirë nga Komandanti Selman Lajçi”.

“Kujtojmë sakrificën e Batalionit “Atlantiku” – Yllin, Agronin dhe Mehmetin. Ata janë tregimi më i mirë për luftëtarin shqiptar ndër breza”, shkruan Haradinaj.

“Misioni ynë historik për liri dhe pavarësi u realizua falë veprës heroike të luftëtarëve çlirimtarë dhe sakrificës së martirëve, të cilët gjithmonë do të jenë frymëzim dhe udhërrëfyes në ndërtimin e të sotmes dhe të ardhmes sonë!”, thotë ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore