Muzikë

“Orchide” albumi më i ri nga Kida


Kida - Artiste

Ajo po vazhdon të mbetet një nga emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare ndër vite – artistja, Kida, e cila së fundmi festoi edhe ditëlindjen e saj të 24-të, ka publikuar edhe albumin e saj të ri.

Kida – “Orchide”

“Orchide” është titulli që mban albumi më i ri nga Kida, frymëzuar nga emri i vërtetë i artistes – Orhidea Latifi, ndërkohë që i njëjti përmban gjithsej 12 këngë.

Madje, një nga këngët e albumit është publikuar edhe me video klip të kuruar deri në detaje, ku Kida, shfaqet me plot stil dhe sharm.

Kida.

Video projekti muzikor “Mo jo” është kënga e parë e publikuar me vizuelizim e që tashmë gjendet në kanalin zyrtar të artistes në platformën YouTube.

Përpos, “Mo jo”, albumi vjen edhe me 11 këngë të tjera, përfshirë: “Pse”, “Special”, “Ani”, “Ike”, “Prima Donna”, “Mia”, “Manjak” e disa të tjera.

Përkundër situatës me pandemi, Kida, nuk ka ndaluar së lansuari projekte të reja në diskografinë shqiptare dhe e suksesshme rezultoi edhe në vitin 2021.

Në maj të këtij viti, artistja kishte publikuar bashkëpunimin me rep artistin internacional, Samra, të titulluar – “Lila”, i cili ishte mes hitesh të këtij viti dhe aktualisht numëron afro 12 milionë shikime në YouTube.

Kida ishte po ashtu mysafire në projektin e suksesshëm të Butrint Imerit dhe Ledri Vulës në këngn “Dale”, e cila është mes këngësh më të klikuara të këtij viti.

“Dale” aktualisht numëron hiq më pak se 75 milionë klikime në YouTube dhe ishte mes këngësh më të dëgjuara shqiptare edhe në platformat e tjera, përfshirë Spotify.

Ndërkaq, ritmin e publikimi të projekteve të reja muzikore, Kida, nuk e pati ndalur as pas suksesit të bujshëm të “Dale”, pasi që ajo ka lansuar edhe dy solo projekte të tjera që po ashtu u pëlqyen nga publiku.

Bëhet fjalë për video projektet muzikore “Dinero” dhe “Ike”, të cilat rezervuan kritikat më pozitive nga publiku, ndërsa po ashtu u shikuan miliona herë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore