Lajme

Opozitarja bjelloruse Tikhanovskaya dënohet me 15 vjet burg në mungesë


Një gjykatë bjelloruse dënoi të hënën e 6 marsit në mungesë me 15 vjet burg opozitaren kryesore, Svetlana Tikhanovskaya.

Kjo e fundit, jeton në mërgim në një kontekst të represionit të pamëshirshëm të orkestruar nga regjimi i Aleksandër Lukashenkos.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Belta dhe organizatës për të drejtat e njeriut Viasna, një tjetër kundërshtar, Pavel Latouchko, u dënua me 18 vjet burg.

Gjatë këtij gjyqi të përshkruar si një “farsë” nga Svetlana Tikhanovskaïa, dy kundërshtarët u akuzuan veçanërisht për “konspiracion për të marrë pushtetin në mënyrë jokushtetuese”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore