Lajme

Opozita fajëson Erdoganin për rënien e lirës turke


Opozita turke ka fajësuar drejtpërdrejt presidentin Recep Tayyip Erdogan, për një “paaftësi të paprecedente”, duke shkaktuar rënien e monedhës turke. Shkak sipas opozitës, është bërë shkarkimi i guvernatorit për shkak të rritjes së normës së interesit.

Erdogani i anashkaloi masat që mori guvernatori Naci Agbal të shtunën e 20 marsit. Ai rriti normën e interesit për të ulur kurbën e inflacionit. Presidenti turk më pas e kritikoi këtë lëvizje dhe e shkarkoi Agbal-in.

Pas kësaj lëvizjeje, lira turke ra me 15% të vlerës së saj. Stoqet në bursë ranë dhe borxhi qeveritar u rrit. Kjo ushtroi presion mbi ekonominë turke, e cila ka qenë pjesë e shpërthimeve të tilla përgjatë 18 vjetëve të Erdoganit në pushtet.

Ky i fundit, nuk ka dhënë asnjë shpjegim mbi shkarkimin e Agbal-it.  gjithsesi, një prej deputetëve të partisë së presidentit, deklaroi se “guvernatori u shkarkua për shkak të përdorimit jo racional të politikave monetare”.

Ish-guvernatorin, e ka zëvendësuar tashmë Sahap Kavcioglu, një ish-deputet i partisë së Erdoganit.

Kreu i opozitës, Faik Oztrak, theksoi se “kjo është një paaftësi e paprecedente”. “Brenda ditës, lira turke ra me 10%. Pikërisht dy ditë pas rritjes së normave të interesit”.

Sipas opozitës, presidenti turk duhet të vendos në krye të bankës një person të brendshëm, i cili duhet të ketë besueshmëri dhe njohje të politikave të brendshme fiskale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore