Sport

Oliver Kahn: Haaland është larg mundësive financiare të Bayern


Shefi ekzekutiv i Bayern Munich-ut, Oliver Kahn, ka folur për Sport1 për opsionet sulmuese të klubit.

Për nënshkrimin e mundshëm të Erling Haaland të Dortmundit ai tha se është shumë i shtrenjtë për Bayern-in.

“Unë nuk mendoj se do ta bënim punën tonë siç duhet nëse nuk do të konsideronim një sulmues kaq të ri. Ai është një sulmues i shkëlqyer dhe një lojtar shumë interesant për të ardhmen. Por dimensionet financiare janë përtej imagjinatës tonë.”

Për yllin 33-vjeçar të Bayern-it, Robert Lewandowski Kahn tha se klubi janë në bisedime me polakun, por se ende nuk asgjë definitive.

“Momentalisht, Roberti ka një kontratë me ne. Aktualisht jemi në kontakt me të dhe duam që ai të qëndrojë në Bayern për aq kohë sa të jetë e mundur”.

Disa njerëz duket se mendojnë është si nje loje e menaxherit ne internet, ku klikon dicka dhe zgjatet kontrata, meqe ra fjala, ka edhe mjete financiare dhe si klub duhet te mendosh si ta menaxhosh sepse edhe Bayerni ka vuajtur ne dy vitet e fundit sepse të COVID.”

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore