Sport

Oferta saudite për Mourinho-n


Jose Mourinho është duke u kërkuar nga ekipet në Arabinë Saudite.

Sipas asaj që shkruan gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, Për “The Special One” ka mbërritur një ofertë nga ekipi arab, Al Hilal.

Mësohet se oferta e parë për trajnerin portugez erdhi në ditët e fundit, e cila ishte 30 milionë euro në sezon.

Megjithatë, raportohet se tekniku portugez do ta refuzojë këtë ofertë, pasi që dëshiron të mbetet në futbollin evropian, më konkretisht te Roma.

Kujtojmë që Mourinho është pjesë e Romës që nga vera e vitit të kaluar. Në edicionin e fundit, ai e kualifikoi ekipin kryeqytetas në Ligën e Konferencës.

Deri më tani, Mourinho e ka drejtuar Romën në 110 ndeshje, prej të cilave 55 janë fitore, 25 barazime dhe 30 humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore