Kosova ka premtuar që do ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe se Uashingtoni pret që ky zotim të mbahet, ka thënë James O’Brien.
Këto komente, Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazinë i ka bërë pas një takimi që ka pasur me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në Beograd të shtunën.
“Nëse ekziston shqetësimi se komuniteti ndërkombëtar nuk po e përmbush detyrimin e tij për të ndihmuar në këtë, unë shpresoj se ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ndihmuar dhe për të përmbushur premtimin tonë ndaj vetes dhe të tjerëve”, tha O’Brien gjatë një konference për media në Beograd, transmeton “Radio Evropa e Lirë”.
Themelimin e Asociacionit me ngulm është duke e kërkuar edhe Bashkimi Evropian.
Për BE-në themelimi i këtij mekanizmi është urgjencë, ndërsa dështimi në këtë drejtim nënkupton pasoja.
Këtë qëndrim, Unioni e ka shprehur përmes zëdhënësit, Peter Stano, në një konferencë për media të premten, derisa foli për 11-vjetorin e marrëveshjes Kosovë-Serbi (19 prill 2013).
“Çështja e Asociacionit, është një prej çështjeve thelbësore dhe urgjente, dhe BE-ja së bashku me partnerët ndërkombëtar, kemi qenë dhe mbetemi të qartë me Kosovën se ata duhet ta implementojnë atë sepse dështimi për ta bërë këtë, nënkupton pasoja”, ka deklaruar ai.
Aktualisht, Asociacioni është çështja e “nxehtë” në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Për themelimin e këtij mekanizmi, Kosova dhe Serbia kishin nënshkruar marrëveshje, fillimisht në 2013, dhe më pas në 2015, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Unioni.
Përveç këtyre, themelimi i Asociacionit është përfshirë edhe në Marrëveshjen Bazë (Bruksel, më 27 shkurt, Ohër, më 18 mars 2023).
Kosova tanimë ka pranuar edhe një draft-statut evropian për këtë mekanizëm në tetor të vitit të kaluar, mirëpo i njëjti ende nuk është dërguar në Gjykatën Kushtetuese për t’u vlerësuar se a është në përputhje me Kushtetutën e vendit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Johnson & Johnson do të paguajë 6.5 miliardë dollarë për të zgjidhur padinë për shkaktimin e kancerit
-
Gjenden 5 skelete pa duar dhe këmbë para shtëpisë së liderit nazist Hermann Göring
-
Vuçiçi bën llogaritjet e fundit: Do të jenë mes 29 dhe 33 vota pro Kosovës – mjaftojnë 31 për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës
-
Universitetet në Francë të bllokuara nga demonstratat pro Palestinës
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit