Lajme

“O Albin, na ke premtuar se nuk do të ketë dallavere në Konkurse Publike”


Sokol Plakolli, regjisor

Këmbëzbathur në mes të sheshit Skënderbeu në Prishtinë, regjisori Sokol Plakolli ka dalë për të shprehur pakënaqësinë e tij rreth një të padrejte që pretendon se i është bërë.

Plakolli përveç dukjes, të veçantë e kishte edhe formën e protestës të mërkurën në mesditë.

Nga një mikrofon të lidhur me një zmadhues zëri, ai i drejtohej kryeministrit të Kosovë të mbajë një nga premtimet elektorale që kishte bërë në fushatën e fundit zgjedhore ku u zgjodh kryeministër.

“Na ke premtuar se nuk do të ketë dallavere në Konkurse Publike, o Albin”, buçite zëri i tij para objektit të Qeverisë së Kosovë.

“Mi kanë vjedhë pikët në konkurs publik, o Albin”, vazhdonte më tej Plakolli.

Kështu Plakolli vlerëson se iu hoqën pikë nga vlerësimi për çka edhe u ankua në Komisionin e Ankesave për Nëpunësit e Shërbimit Publik në Minitruinë e Kulturës Rininë e Sportit, të cilët e kanë marrë vendim pjesërisht në favor të tij.

“Është bërë një vjedhje permanente e pikëve në konkursin për udhëheqës artistik në teatrin Kombëtar të Kosovës. Vjedhja ka ndodh, e ka identifikuar komisioni për ankesa dhe parashtresa dhe e ka rekomanduar këshillin e teatrit që t’i kthej pikët që m’i kanë vjedh”, tha Plakolli.

“Për të pestën herë në konkurs rezultati ishte 48.6 poenë pas ankesës komisioni ka vërtetuar që janë vjedhur jo më pak se 7 poenë në 3 pyetje”.

Kështu Plakolli kërkon akuzon Kryeministrin Kurti sepse edhe ai personalisht ishte në dijeni për këtë shqetësim të tij, e më pas edhe Ministrin e Kulturës Hajrullah Çekun.

“Kryeministri Kurti është në dijeni që nga koha kur kam dal në grevë që kam ndejtë 54 ditë. Atje ka flluar ky dallaver. Individëve të caktuar nuk i’u konvenon që unë të jem pjesë e Teatrit Kombëtar në pamundësi që të më ndalini, m’i vjedhin pikët”, është shprehur ai.

“Për këtë arsye do të protestoj deri sa të jepesh dorëheqje ose ministri jot ose këshilli drejtues të kërkoj falje”.

Regjisori i revoltuar ka përmendur edhe një premtim tjetër të kryeministrit nga fushata zgjedhore e cila ka të bëj me krijimin e besimit në institucione për shkak të heqjes së mundësive për të bërë padrejtësi.

“Albin Kurti na ka premtuar në fushata të gjithëve, edhe ata që kanë qenë simpatizant edhe ata që nuk kanë qenë simpatizant. Personalisht mu më ka premtuar se nuk do të ketë dallavere në konkurse publike. Ju ka bë thirrje rinisë që të kthehen në Kosovë, sepse Kosova do të jetë vend i së ardhmes. Nuk mund të jetë Kosova vend i së ardhmes, përderisa vjedhë në pikë në konkurse publike. Kryeministrit Kurti ka përgjegjësi morale dhe etike para meje si qytetar. Ndërsa, ministri i Kulturës Hajrullah Çeku ka përgjegjësi penale për shkak se ai emëron dhe shkarkon këshillin drejtues”, tha Sokol Plakolli.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore