Lajme

Numri i të vdekurve në Gaza rritet në mbi 8500


Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se ka regjistruar vdekjen e të paktën 219 personave gjatë ditës së kaluar, duke e çuar numrin e të vdekurve në 8 mijë e 525 që nga fillimi i luftës.

Zëdhënësi Ashraf al-Qidra tha në një konferencë shtypi televizive se viktimat përfshijnë 3 mijë e 542 fëmijë dhe 2 mijë e 187 gra.

Shifrat e Hamas-it nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur dhe ka të ngjarë të përfshijnë anëtarë të grupit terrorist dhe luftëtarë aleatë, si dhe njerëz të vrarë nga sulmet me raketa brenda Rripit.

Al-Qidra thotë se gjeneratori kryesor i energjisë në spitalin indonezian në Beit Lahia, në veri të Gazës, ka ndaluar së punuari për shkak të mungesës së karburantit.

Ai paralajmëron se më shumë spitale mund të dalin jashtë funksionit në ditët në vijim nëse karburanti nuk lejohet në territorin e rrethuar, një pretendim që gjithashtu nuk mund të verifikohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore