Lajme

Numërohen votat me kusht për komunën e Dragashit


Ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja dhe rrethana të veçanta, në Komunën e Dragashit, Lidhja Demokratike e Kosovës fiton 121 vota, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 91 vota.

Procesi i numërimit ka filluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ku numërimi i këtyre votave u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve të 14 nëntorit, për Kryetarë të 21 Komunave.

Në votat e numëruara me kusht po del të jetë fitues LDK-ja në epërsi prej 30 votash më shumë se PDK-ja.

Procesi i numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve

Kujtojmë se pas numërimit të votave nga diaspora, LDK arriti ta përmbys rezultatin duke e mundur PDK-në.

Po ashtu, duke u bazuar në rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ-ja, kandidati i PDK-së, Shaban Shabani kishte arritur të fitoj 5 mijë e 648 vota me një epërsi prej 47 votash në raport me kandidatin e LDK-së, Bexhet Xheladini i cili kishte fituar gjithsej 5 mijë e 601 vota.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore