Shqipëria

Nuk zbatuan masat anti-Covid, ndëshkohen me masë administrative 917 qytetarë


Gjatë 24 orëve të fundit, janë ndëshkuar me masë administrative 917 qytetarë, 906 prej tyre për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse.

“Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3 mijë lekë, 770 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse”, njofton Policia e Shtetit.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 136 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve, është ndëshkuar me masë administrative 1 milionë lekë (të vjetra) administratori i një subjekti. Ai është konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10 mijë lekë, 10-të shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Policia e Shtetit i bën apel qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore