Sport

“Nuk kam edhe shumë vite”, Ronaldo paralajmëron fundin


Cristiano Ronaldo e ka pranuar që nuk ka shumë vite të mbetura në karrierë, por ylli i Manchester United mbetet i motivuar që të fitoj më shumë trofe dhe të luaj edhe gjatë të 40-ave për një kohë të shkurtë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, e ka të qartë që fundi nuk është edhe shumë larg.

Edhe pse 37-vjeç, ish-futbollisti i Sporting, Juventus dhe Real Madrid, ka mbajtur një formë të jashtëzakonshme fizike deri në këtë pikë të karrierës – dhe vazhdon që ende të jetë një ndër futbollistët më të përgatitur fizikisht në planet.

Ronaldo, kur u rikthye te Manchester United për një herë tjetër në Premier League, tha: “Është e vështirë të them që nuk dua më shumë të luaj, sepse jam te një klub që më dhuron mundësinë të fitoj më shumë – jo vetëm me klubin, por edhe me kombëtaren”.

“E di që nuk kam shumë edhe shumë vite”, ka thënë tani CR7-a, “ndoshta edhe katër – pesë”.

Ronaldo e pranoi faktin që shumë gjëra kanë ndryshuar në karrierën e tij, në lojën e tij dhe në mënyrën se si ai i qaset ndeshjeve.

“Duhet të jesh inteligjent dhe të kuptosh që kur i ke 18, 20 dhe 25 vjeç, nuk je njësoj sikur kur je 35 vjeç”.

“Humbet disa gjëra, por duhet të jesh i matur që të i zëvendësosh me të tjerat”.

“E di që nuk është e lehtë”, vazhdoi ai, “por me punë arrihet, dhe unë e shfaq vit pas viti nëpërmjet numrave”.

Në fund, portugezi tha që është shumë i lumtur dhe shpreson që të fitoj më shumë, por është aq i menqur sa të kuptojë që “fundi nuk është larg”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore