Sport

Nuk ka fitues në Korçë, Skënderbeu dhe Tirana ndajnë nga një pikë


Është mbyllur me rrjeta të paprekura dueli i javës së 10 në Abissnet Superiore, midis Skënderbeut vendas dhe Tiranës.

Ndeshja ishte e para për këtë të shtunë në Superiore. Java e 10 e kampionatit filloi të premten me sfidën mes Partizanit dhe Teutës, e përfunduar me fitoren 2-1 të kryeqytetasve.

Në Korçë nuk mjaftuan 90+4 minuta lojë për të realizuar gol. Ndonëse të dy skuadrat u përpoqën për të gjetur rrugën e rrjetës.

Tirana ka hedhur një tjetër hap fals në rrugën drejt titullit kampion, pas humbjes me Kukësin në javën e nëntë.

Skënderbeu, vijon të marrë pikë me ekipet pretendente. Pas barazimit në shifrat 2-2 në transfertë përballë Teutës, tashmë vjen dhe barazimi me Tiranën.

Edhe pse nuk fitoi, Tirana qëndron në krye të Superiores me 21 pikë. Ndiqet nga Kukësi me 17 pikë, që ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e javës së 10.

Skënderbeu shkon në kuotën e tetë pikëve, në vendin e nëntë në renditje. Tre pikë më shumë se Kastrioti i vendit të fundit dhe dy më pak se Dinamo e vendit të tetë (vendi i play-off).

Renditja e Superiores:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore