Lajme

Norvegjia bën ndryshim ligjor për influencuesit “fotoshopistë” të rrjeteve sociale


Flamuri i Norvegjisë

Me 72  vota për dhe 15 kundër, Parlamenti Norvegjez ka votuar ligjin që shënjestron editimin e fotografive nga influencuesit në rrjete sociale, si dhe të famshëmve të showbizzit.

Ky ligj ka ardhur si pasojë e krijimit të pasigurisë tek të rinjtë dhe perceptimit trupor të tyre, uljes së vetë-besimit, dhe manipulimin e vetëdijeve të të rinjve që ndikohen nga ta.

Ligji kërkon që influencuesit në rrjete sociale kur publikojnë fotografi të edituara, të jetë e shënuar ose etiketuar si e tillë.

Ministria Norvegjeze për Fëmijë dhe Familje ka thënë se redaktimi i fotografive sjell “pasiguri sociale, keqësim të vetëdijes, dhe ulje të vetë-besimit”.

Tutje kjo ministri ka thënë se ky ligj ka për qëllim të korigjojë ndikimin negativ që reklamime të tilla kanë veçanërisht te fëmijët dhe të rinjt.

Ky ligj mbetet vetëm të aprovohet edhe nga Mbreti i Norvegjisë para se të shpallet i plotëfuqishëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore