Jetesë & Stil

Njihuni me përfitimet e luleve për kujdesin e lëkurës


Lulet përdoren gjerësisht në kozmetikë, sepse ato jo vetëm që janë zgjedhja e preferuar për dhënien e ngjyrës dhe aromës, por gjithashtu janë të pasura me vitamina dhe antioksidantë. Lulet dhe bimët mjekësore, luajnë një rol të rëndësishëm në zbutjen e shqetësimeve të lëkurës. Këtu janë disa lule që ofrojnë efekte të pabesueshme estetike dhe duhet të përfshihen në rutinën tuaj të bukurisë:

Aparajita

Aparajita, është e mbushur me antioksidantë që ndihmon për të rritur shëndetin e përgjithshëm dhe elasticitetin në lëkurën tuaj. Gjithashtu qetëson acarimin e lëkurës. Lulja ka potencialin të zvogëlojë skuqjen që shkaktohet nga puçrrat, lëkura e thatë ose acarimi i përgjithshëm. Lulja Aparajita përmban antioksidantë bimorë dhe vlera të tjera ushqyese për të cilat ka nevojë lëkura. E vetmja gjë që ju duhet të bëni është të përzieni 1 lugë pluhur Aparajita dhe 1 lugë ujë trëndafili për të formuar një qëndrueshmëri të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Pas kësaj aplikojeni atë në fytyrën tuaj dhe shpëlajeni pas 10 minutash. Kjo është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, ndihmon në pastrimin e thellë dhe qetëson lëkurën.

Marigold

Kjo është një lule e disponueshme gjerësisht në Indi, ka grupin e vet të përfitimeve kozmetike. Nganjëherë e njohur si Calendula, e cila shfaqet gjatë muajve të dimrit. Vaji i calendulës ka efekte anti-inflamatore. Kjo lule mund të përdoret për të lehtësuar pa përsosmëritë e lëkurës. Ju mund të bëni një çaj duke kombinuar 1 filxhan lule me 1 filxhanë ujë të vluar. Petalet mund të përdoren gjithashtu në banjën e një fëmije për të ndihmuar në skuqjen që shkaktohet nga pelenat si dhe djegien nga dielli. Ajo mund të aplikohet edhe në pickimin e insekteve pasi është mjaft qetësuese. Maska me këtë lule mund të ndihmojë në pastrimin e lëkurës dhe minimizimin e njollave.

Jasemini

Përfitimet e jasemines, një ndër lulet më të preferuara të gjitha kohërave. Nuk është për t’u habitur që gjendet në një larmi të mallrave kozmetikë siç janë kremrat e fytyrës, sapunët dhe vajrat. Ju mund të merrni petalet e jaseminit dhe t’i zhysni në ujë mineral, lërini të qëndrojnë për 12 orë, vendoseni në frigorifer dhe përdoreni çdo ditë për një javë për të vërejtur se si ndryshon lëkura juaj.

Violeta

Lulja violet ka acid salicilik, ajo ka efekt ftohës në lëkurë dhe mund të përdoret si krem ose të zihet dhe lëngu i saj të përdoret për fytyrë. Një filxhan lule dhe gjethe duhet të zihen në një litër ujë, kullojeni dhe përdoreni atë. Nëse keni njolla të pakëndshme në fytyrë, përzieni me gjethe të freskëta të po kësaj luleje, kjo ndihmon për të një lëkur më të pastër.

Kamomil

Kamomili është një lule me veti qetësuese dhe relaksuese. Karakteristikat anti-inflamatore dhe antibakteriale janë të pranishme në këtë lule. Këto veti e ndihmojnë lëkurën në rifitimin e fleksibilitetit të saj, zvogëlimin e skuqjes dhe qetësimin e lëkurës. Kamomili përdoret shpesh në prodhimin e vajit, dhe pluhuri i tij i thatë zakonisht përdoret në përgatitjen e kremrave të fytyrës që qetësojnë lëkurën. Ju mund të krijoni 150 ml çaj kamomili, pastaj shtoni katër pika vaj argani. Shpëlajeni fytyrën me maskën e kamomilit për pesë minuta dhe fshijeni lëkurën tuaj me një leckë të butë dhe të pastër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore