Sport

Njihuni me boksierët ukrainas që po luftojnë në vijën e frontit


Ukraina po mbështet me disa nga boksierët më të mëdhenj të tyre në vijën e frontit në luftën kundër Rusisë së Vladimir Putinit.

Pushtimi i Rusisë ka bashkuar kombin në krizë dhe ka parë vendet përreth që të ofrojnë mbështetjen e tyre.

Dhe disa nga atletët më të mëdhenj të Ukrainës tani kanë marrë armët për të mbrojtur vendin e tyre kundër kërcënimit në rritje nga fqinjët e tyre.

Vitaly Klitschko

Ish-boksieri i peshave të rënda, tani më 50 vjeçar, ndeshjen e tij të fundit e zhvilloi në vitin 2012, pastaj u pensionua një vit më vonë, për t’u fokusuar në politikë.

Vitali është baba i tre fëmijëve, i cili u martua me gruan e tij Natalie në vitin 1996, e që nga viti 2014 është kryebashkiak i Kievit.

Dhe, kriza e luftës në Ukrainë, nuk i la tjetër zgjidhje Vitali-s, veçse të kapte armën për t’u vënë në mbrojtje të vendit të tij.

Ai tha për ITV: “Unë nuk kam zgjidhje tjetër. Unë duhet ta bëj këtë. Unë do të luftoj”.

Wladimir Klitschko

Wladimir Klitschko, tani më 45 vjeçar, ishte kampion i peshave të rënda për nëntë vite, para se ta humbiste kurorën nga Tyson Fury në meçin e zhvilluar në vitin 2015.

Ai do të rikthehet dy vjet më vonë në meçin kundër Anthony Joshua-s, të cilin e humbi, e më pas njoftoi tërheqjen nga boksi.

Ai u regjistrua në ushtrinë rezervë të Ukrainës në fillim të muajit shkurt dhe ka bërë lutje publike Rusisë  që t’i japë fund luftës.

Vasily Lomachenko

Vasily Lomachenko është një nga boksierët amatorë më të mëdhenj i të gjitha kohërave, i cili përveç shumë sukseseve, ka fituar edhe dy medalje të arta olimpike.

Ai u mposht nga Teofimo Lopez në vitin 2020, por ka fituar dy përballje tjera që atëherë dhe tani synon një meç me kampionin e ri të unifikuar në peshën e lehtë, George Kambosos Jr.

Mirëpo, si duket edhe ai meç nuk do të zhvillohet njëherë, pasi që edhe Loma iu bashkua ushtrisë ukrainase, për ta mbrojtur territorin e tyre.

Oleksandr Usyk

Usyk ka pezulluar të gjitha përgatitjet për mbrojtje të titullit WBA, IBF, WBO dhe IBO ndaj Anthony Joshua-s, ndeshje që do të zhvillohej në muajin qershor.

Ai mundi Joshua-n në shtator dhe ata janë kontraktuar për një revansh të menjëhershëm këtë vit, i cili mbetet në dyshim për t’u zhvilluar.

Usyk, 35 vjeç, kishte qenë në Londër muajin e kaluar për të zhvilluar bisedime me promotorin e AJ për të vendosur datën dhe vendin e ndeshjes së tyre.

Por tani, babai i tre fëmijëve i pamposhtur, i cili u martua me partneren Yekaterina në 2009, është regjistruar në Mbrojtjen Territoriale të Kievit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore