Lajme

Një teatër ukrainas kthehet në kuzhinë të vullnetarëve


Një teatër në pjesën perëndimore të Ukrainës është shndërruar në një kuzhinë vullnetare ku aktorët dhe stafi i prapaskenës bëjnë ushqim për ushtarët dhe njerëzit e zhvendosur nga luftimet.

Në kafenenë e teatrit në qytetin e Drohobych, artistët të cilët zakonisht janë mësuar të performojnë në skenën e madhe, në vend të kësaj mbushnin brumë për të bërë petë të cilat më pas i dërgojnë në vijën e parë të frontit ku po bëhen luftimet ose për t’i ndarë me njerëzit në nevojë.

“Ka një thënie që kur tingëllon armët, muzat heshtin”, tha aktorja Alla Shkondina. “Por ne nuk heshtim”, raporton AP.

“Ne bëmë më shumë se 3,000 paund qofte,” tha drejtori i teatrit, Mykola Hnatenko, teksa renditi ushqimet e shumta të bëra nga vullnetarët gjatë javëve të fundit.

Operacioni përfshin rreth 150 vullnetarë, duke përfshirë artistë që janë zhvendosur nga pjesë të tjera të Ukrainës dhe tani jetojnë në teatër, tha Hnatenko.

Operacioni përfshin rreth 150 vullnetarë, duke përfshirë artistë që janë zhvendosur nga pjesë të tjera të Ukrainës dhe tani jetojnë në teatër, tha Hnatenko.

Nga 24 shkurti i këtij viti, ukrainasit po përballen me luftë nga agresori Rus të cilët po synojnë pushtimin e këtij shteti.

Lajmin për këtë e kishte dhënë Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i cili përmes një cicërime në Tëitter kishte shkruar se Rusia kishte nisur pushtimin në vendin e tij.

Duke shtuar se “bota mund dhe duhet ta ndalë Putini”.

Në anën tjetër presidenti rus kishte konfirmuar se kishte nisur një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.

Sipas raporteve nga agjencitë perëndimore të lajmeve, atë ditë qytete të shumta u sulmuan. CNN raportoi për shpërthime në së paku shtatë prej tyre.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore