Gatimi

Një shots tekila, të lutem!


Studime të shumta kanë vërtetuar se konsumi i alkoolit në mënyrë të moderuar mund të shoqërohet me disa efekte pozitive. Ndoshta humbja e tepërt e peshës, mund të jetë më i pëlqyeri për ju! Pirja e alkoolit të bardhë të papërzierë (jo me ngjyrë) mund t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll peshën e t’ju ndihmojë në procesin e dobësimit.

American Chemical Society publikoi një studim ku thuhej se tekila kishte aftësinë të ulte nivelin e sheqerit në gjak dhe jo vetëm. I gjithë sekreti qëndronte tek sheqeri natyral i bimës (agave) nga prodhohet tekila. Ky sheqer natyral ul nivelin e glukozës në gjak, problem nga i cili vuajnë gjithashtu njerëzit me diabet të tipit dy.

Shkencëtarët kanë shpjeguar gjithashtu dhe mënyrën sesi sheqeri natyral agavins, i cili gjendet tek bima, na mban për një kohë të gjatë të ngopur dhe ndihmon metabolizmin të djegë yndyrën e akumuluar.

Agavins nuk mund të tretet nga sistemi digestiv dhe mund të veprojë si një fibër dietetike. Duke ndenjur për një kohë të gjatë në stomak, “gënjen” trurin se nuk është i uritur. Sipas Mercedes G. López, një prej studiuesve të kërkimit shkencor, tequila rrit nivelet e një hormoni që transmeton në tru ndjesinë e ngopjes.

Në një tjetër studim, shkencëtarët shtuan sheqerna natyrale në ushqimin e minjve të laboratorit dhe zbuluan se minjtë që kishin konsumuar agavins hanin më pak dhe kishin nivele më të ulëta të glukozës në gjak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore