Lajme

Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Pejë


Ilustrim.

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur të premten në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth 17:17 policia është njoftuar për një aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë pikërisht në fshatin Zanjë të Klinës”.

“Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, tre persona kanë pësuar lëndime, dy janë dërguar për në emergjencën rajonale në Pejë, njërin nga të lënduarit mjeku kujdestar e ka konstatuar të vdekur”, ka thënë Gashi.

Foto nga vendi i ngjarjes.

Ai tutje ka bërë të ditur se në vend të ngjarjes janë të gjitha njësitet kompetente dhe se Policia e Kosovës është duke vazhduar të qëndroj në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat që kanë sjellur deri tek aksidenti.

Vetëm të dielën e 27 nëntorit, 42 aksidente janë regjistruar për 24 orë, njëri me fatalitet.

Lajmi ishte bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ndërsa është thënë se janë shqiptuar mbi një mijë tiketa të trafikut.

Policia kishte bërë thirrje për kujdes në trafik pas reshjeve të fundit të borës dhe temperaturave të ulëta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore