Lajme

42 aksidente të trafikut për 24 orë në Kosovë


Ilustrim.

Vetëm të dielën e 27 nëntorit, 42 aksidente janë regjistruar për 24 orë, njëri me fatalitet.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ndërsa është thënë se janë shqiptuar mbi një mijë tiketa të trafikut.

Policia ka bërë thirrje për kujdes në trafik pas reshjeve të fundit të borës dhe temperaturave të ulëta.

Po ashtu një mjet shpërthyes dyshohet të jetë hedhur pranë një shtëpie në rrugën “Car Dushan” në Mitrovicë të Veriut të dielën.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, për shkak të shpërthimit janë dëmtuar disa dritare të shtëpisë.

“Ankuesi kosovar, ka raportuar se pranë shtëpisë së tij është hedhur një mjet shpërthyes, dhe si pasojë i janë dëmtuar disa dritare të shtëpisë”.

Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Rasti duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në njoftim.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore