Lajme

Një furgon përplaset nё Texas, tё paktёn 10 tё vdekur


Reuters

Një furgon është përmbysur në Teksas, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të paktën 10 persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve amerikane.

Automjeti po lëvizte me shpejtësi të madhe, ndërsa humbi kontrollin dhe u përplas me njё shtyllё metalike. Mjeti ishte duke dalë nga njё autostradё, nё qytetin Encino.

Sipas një burimi të BBC, në furgon ndodheshin 30 pasagjerë, por ai ishte projektuar për 15 të tillë.

“Besohet se disa nga pasagjerët ishin emigrantë, pa dokumente, të cilët kishin kaluar kufirin nga Meksika”, njofton BBC.

Shoferi dhe nëntë pasagjerë u shpallën të vdekur në vend, teksa pjesa tjetër janë dërguar për trajtim mjekësor nё qendrat shëndetësore lokale.

“Nuk janё bёrё ende tё ditur identitetet e të vdekurve, ndërkohë po lajmërohen tё afërmit e tyre”, njoftuan autoritetet.

Situata me emigrantët në kufirin SHBA-Meksikë

Në mars, 13 emigrantë vdiqën gjatë një incidenti të ngjashëm në Kaliforninë jugore, pasi automjeti i tyre u përplas me një kamion.

Prokurorët federalë akuzuan më pas një 47-vjeçar amerikan, për transport të paautorizuar të individëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore