Lajme

Një fletë me udhëzime specifike i kujton Biden-it kur të ulet dhe kur të flasë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden mbajti të enjten e 23 qershorit pa dashje një fletë me detaje komike të përgatitur nga stafi i tij.

Në këtë të fundit, lideri udhëzohej që të “zinte vendin e tij” apo “të fliste vetëm dy minuta”.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë perëndimore, duke iu referuar fotos së multi-medialit amerikan ‘CNN’.

Një fotograf shkrepi një imazh të dokumentit gjatë kohës që Biden e mbajti të kthyer për nga kamerat.

Kjo u regjistrua gjatë një takimi me drejtuesit e industrisë së erës.

Udhëzimet e përgatitura për Bidenin – të titulluara “Era në det të hapur, sipas radhës së ngjarjeve” – i thonë Biden-it që të “hyjë në dhomën Roosevelt dhe të përshëndesë pjesëmarrësit”.

Më pas, letra thotë, “Ju uleni në vendin tuaj”.

Shënimi i printuar thotë se pasi mbërrijnë gazetarët, “Ju jepni komente të shkurtra (2 minuta)”.

Kur gazetarët largohen, “Ju pyesni presidenten e AFL-CIO Liz Shuler” dhe më pas “Ju falenderoni pjesëmarrësit” dhe “Ju largoheni”.

Përdorimi i shënimeve të stafit nga Biden nuk është një ngjarje e re.

Një incident i tillë, u regjistrua edhe në korrikun e kaluar, kur një ndihmës shkroi: “Zotëri, keni diçka në mjekrën tuaj”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore