Shqipëria

Nisma Thurje dorëzon listat e saj zgjedhore


Ditën e sotme, partitë politike po paraqesin listat finale zgjedhore për çdo qark. Rradhës së forcave politike iu bashkangjit dhe Nisma Thurje.

Kjo lëvizje siç ka bërë me dije nëpërmjet anëtarëve të saj po kërkon të hyjë në parlament për të përfaqësuar ata të cilët, Nisma i konsideron si të pakënaqurit.

Në listat e saj zgjedhore ka lista të kandidatëve për të 12 qarqet e vendit.

Sot është afati i fundit i dorëzimit të listave zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit.

Në listat e dorëzuara nga Nisma Thurje, kryetari i saj Endrit Shabani kryeson listën në Durrës dhe mban pozicionin e dytë në Korçë dhe Tiranë. Nën siglën e Nismës, Panajot Soko po aq i njohur për publikun kryeson i pari në Tiranë.

Rudina Hajdari, që iu bashkangjit kohëve të fundit Nismës kryeson listën në Elbasan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore