Lajme

Nisin protestat masive në SHBA, kërkojnë ligje më të rrepta të armëve


Mijëra protestues po mblidhen në të gjithë SHBA-të për të kërkuar ligje më të rrepta për armët.

Kjo pas të shtënave masive të muajit të kaluar ku pati një bilanc të rëndë viktimash.

Grupi i sigurisë së armëve “March For Our Lives” – i themeluar nga të mbijetuarit e të shtënave në shkollën në Parkland të vitit 2018 – tha se rreth 450 mitingje ishin planifikuar për të shtunën e 11 qershorit.

Ata thanë se nuk do t’i linte politikanët të “uleshin duar” pasi njerëzit vazhdojnë të vdesin.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, mbështeti protestat, duke i bërë thirrje Kongresit të “kalojë legjislacionin për sigurinë e armëve me sens të përbashkët”.

19 fëmijë dhe dy të rritur u vranë në të shtënat e 24 majit në një shkollë fillore në Texas.

Ai sulm, dhe një ditë tjetër më parë në Buffalo, New York, në të cilin u vranë 10 persona, ka çuar në thirrje të reja për veprim mbi kontrollin e armëve në SHBA.

“March For Our Lives” (MFOL) tha se mosveprimi i liderëve politikë po vriste amerikanët.

“Ne nuk do t’ju lejojmë më të rrini duar ndërsa njerëzit vazhdojnë të vdesin”, u shpreh në një deklaratë Trevon Bosley, një anëtar i bordit të MFOL.

Duke folur para protestuesve në Washington DC, një nga të mbijetuarit e të shtënave në Parkland, David Hogg, tha se vrasjet e fëmijëve në Uvalde “duhet të na mbushin me zemërim dhe kërkesa për ndryshim, jo ​​debate të pafundme, por kërkesa për ndryshim, tani”.

Garnell Whitfield, nëna 86-vjeçare e të cilit u vra në të shtënat me motive racore në Buffalo më 14 maj, u tha turmave se ndodhej këtu për të kërkuar drejtësi.

“Ne jemi këtu për të qëndruar me ata që janë mjaft të guximshëm për të kërkuar legjislacion të arsyeshëm për armët”.

Ndër politikat e tjera, MFOL ka kërkuar një ndalim të armëve sulmuese, kontrolle universale të historikut për ata që përpiqen të blejnë armë dhe një sistem kombëtar licensimi, i cili do të regjistronte pronarët e armëve.

Mitingje po mbahen në qytete duke përfshirë Washingtonin, New Yorkun, Los Angelos dhe në Chicago.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore